Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon. Banorët e fshatit Piqeras kanë denoncuar sot një ndërprerje të zgjatur të energjisë elektrike, e cila sipas tyre ka zgjatur mbi 4 orë.

Sipas një banoreje që ka kontaktuar në Saranda Web, situata është bërë e padurueshme, ndërsa përpjekjet për të komunikuar me OSHEE-n kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Kemi 4 orë pa energji elektrike. Telefonojmë dhe askush nuk përgjigjet. Kjo situatë është e përditshme”, – shprehet banorja.

Banorët theksojnë se ndërprerjet e shpeshta po u shkaktojnë vështirësi serioze.

Ata kërkojnë reagim dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse, si dhe një zgjidhje përfundimtare të problemit që, sipas tyre, përsëritet vazhdimisht.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka një reagim zyrtar nga OSHEE lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë në Piqeras.

Please follow and like us:
fb-share-icon