Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi

Sot, më 27.02.2026, në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Sarandë.

Në rendin e ditës janë 11 pika, por vëmendja kryesore pritet të përqendrohet te dy projektvendime me ndikim të drejtpërdrejtë në qytet.

Një prej tyre është projektvendimi “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20, datë 16.05.2017”, që lidhet me rregulloren për organizimin dhe funksionimin e transportit taksi. Ky sektor ka qenë i debatueshëm edhe vitin e kaluar, kur një projekt për liberalizimin e licencave u rrëzua pas protestës së taksistëve.

Po ashtu, në rend dite është edhe projektvendimi për nisjen e procedurës dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pronat private që preken nga projekti “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”, një ndër projektet më të rëndësishme urbane të parashikuara për qytetin.

Mbledhja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web në rrjetet sociale.

Please follow and like us:
fb-share-icon