Përparim Ahmeti: Ndihma ekonomike në Sarandë sa bakshishi i zyrtarëve në dreka e darka

Përparim Ahmeti Ndihma ekonomike në Sarandë

Përparim Ahmeti: Ndihma ekonomike në Sarandë sa bakshishi i zyrtarëve në dreka e darka 

mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Sarandë Përparim Ahmeti ka ngritur sërish një nga problematikat më të ndjeshme sociale: ndihma ekonomike për familjet në nevojë, e cila sot mbetet në nivelin minimal prej vetëm 1900 lekësh.

 

 

Me një ton të drejtpërdrejtë dhe kritik, ai u ka bërë thirrje këshilltarëve të majtë që të mbështesin çdo nismë për rritjen e kësaj ndihme, duke theksuar se kjo shumë nuk përfaqëson as minimumin e dinjitetit për qytetarët që jetojnë në vështirësi.

 

“Nuk mund të pranohet që ndihma ekonomike për familjet në nevojë të jetë më e ulët se bakshishi që zyrtarët lënë në një drekë apo darkë në restorant,” është shprehur Ahmeti. Saranda Web 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon