Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë

Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t'u ngjitur në krye të Kategorisë Butrinti - Shkumbini ndeshje kyçe për renditjen, Oriku pushim dhe hapet rruga për vendin e parë

Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë

Shkumbini – Butrinti ndeshje kyçe për renditjen, Oriku pushim dhe hapet rruga për vendin e parë

 

 

Në një javë që mund të përcaktojë fatin e sezonit, skuadra e Butrinti zbret në fushë këtë të diel për një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Përballë do të jetë Shkumbini, në transfertë, në stadiumin “Shkumbini”, në orën 14:00.

 

Situata në renditje e bën këtë ndeshje edhe më të rëndësishme. Butrinti ndodhet në vendin e dytë me 38 pikë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Oriku, i cili këtë javë është pushim. Kjo i jep skuadrës sarandiote një mundësi të artë për të marrë kreun, nëse arrin të marrë tre pikët ndaj Shkumbinit.

 

Ndërkohë, java ofron edhe përballje të tjera interesante që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditje. Delvina pret Kelcyr, ndërsa Maliqi përballet me Eagle Football. Në një tjetër duel, Devolli sfidon Tomori, ndërsa në orën 15:00 luhet përballja mes Partizani B dhe Bylis B.

 

Një fitore e Butrintit këtë të diel do të ishte një hap gjigant drejt objektivit madhor dhe një sinjal i fortë për rivalët.

Për tifozët dhe ndjekësit, ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Saranda Web, duke sjellë çdo emocion nga fusha e lojës.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon