Banorët protestojnë në Sarandë për ndryshimin e krahut të parkimeve në rrugën “Lefter Talo”

Banorët protestojnë në Sarandë për ndryshimin e krahut të parkimeve në rrugën “Lefter Talo”

Banorët protestojnë në Sarandë për ndryshimin e krahut të parkimeve në rrugën “Lefter Talo”

Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë kanë dalë sot në protestë përpara Bashkisë, duke kundërshtuar ndryshimin e kahut të vendparkimeve në rrugën “Lefter Talo”, pas përfundimit të rikonstruksionit të saj.

 

 

Sipas tyre, zhvendosja e parkimit nga krahu i djathtë në të majtë rrezikon sigurinë e qytetarëve, pasi pasagjerët, gjatë hyrjes dhe daljes nga automjetet, përballen drejtpërdrejt me trafikun.

 

Banorët theksojnë se problematikat shtohen edhe për bizneset e zonës, pasi gjatë furnizimit, automjetet detyrohen të hapin dyert në anën ku qarkullojnë mjetet, duke rritur rrezikun për aksidente.

 

Protestës iu bashkua edhe kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Matilda Qurku, e cila e cilësoi reagimin e banorëve si të drejtë dhe kërkoi ndërhyrje për zgjidhjen e situatës.

 

Pas protestës, një përfaqësi e banorëve u prit në Bashki nga zyrtarë të institucionit, të cilët dëgjuan shqetësimet e tyre dhe premtuan ngritjen e një grupi pune për vlerësimin e situatës. Sipas tyre, në vijim do të zhvillohet një tjetër takim me banorët, ku do të bëhet e ditur edhe vendimmarrja përfundimtare.

 

Saranda Web ka qenë pranë banorëve për të pasqyruar protestën dhe shqetësimet e tyre.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon