Ana Dajko depoziton në parlament projektligjin për heqjen e TVSH për produktet ushqimore

Ana Dajko depoziton në parlament projektligjin për heqjen e TVSH për produktet ushqimore bazë në Shqipëri

Ana Dajko depoziton në parlament projektligjin për heqjen e TVSH për produktet ushqimore bazë në Shqipëri 

Një nismë e re ligjore është paraqitur sot në Kuvend nga deputetja e partisë Shqipëria Bëhet, Ana Dajko, e cila ka depozituar një projektligj që synon heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet bazë ushqimore.

 

 

Deputetja Ana Dajko theksoi se përjashtimi nga TVSH i këtyre produkteve është një hap i domosdoshëm për të mbështetur familjet shqiptare dhe për të ulur kostot e përditshme të jetesës.

 

Projektligji parashikon që nga TVSH të përjashtohen produkte të domosdoshme për jetesën e përditshme, si mielli, buka, vaji, orizi, makaronat dhe artikuj të tjerë të shportës bazë. Aktualisht, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, këto produkte tatohen me një normë TVSH prej 20%.

 

Sipas partisë Shqipëria Bëhet, kjo nismë konsiderohet një masë e domosdoshme për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve, veçanërisht në një periudhë kur kostot e jetesës vijojnë të jenë të larta.

 

Tashmë mbetet në dorën e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë këtë projektligj dhe të vendosë nëse mazhoranca do ta mbështesë apo jo këtë propozim, i cili prek drejtpërdrejt çmimet e produkteve më të përdorura nga familjet shqiptare. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon