Aksident në hyrje të Sarandës, i moshuari përplaset nga automjeti që kthehej kundravajtje
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjashtë, në hyrje të qytetit të Sarandës, ku një motoçikletë është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit po kthehej kundravajtje në rrugë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë qytetarë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ngjarja rikthen në vëmendje problematikat e sigurisë në këtë segment rrugor. Banorët e zonës shprehen se automjetet lëvizin shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke e bërë zonën të rrezikshme për këmbësorët.
Ata kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet, përmes vendosjes së barrierave ndarëse dhe masave për kufizimin e shpejtësisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve të ngjashme në të ardhmen. Saranda Web









