Investimi mbi 1.3 milionë euro në rrugën “Lefter Talo” një dështim i rrezikshëm për qytetarët

Investimi mbi 1.3 milionë euro në rrugën “Lefter Talo” një dështim i rrezikshëm për qytetarët

SKANDAL / Investimi mbi 1.3 milionë euro në rrugën “Lefter Talo” rezulton një dështim i rrezikshëm për qytetarët 

Punimet e reja në rrugën “Lefter Talo”Sarandë, të prezantuara si një investim modern dhe në shërbim të komunitetit, po rezultojnë në realitet një shembull flagrant i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe shpërfilljes totale ndaj qytetarëve.

 

Investimi mbi 1.3 milionë euro në rrugën “Lefter Talo” një dështim i rrezikshëm për qytetarët

 

Ky shqetësim është përcjellë në Saranda Web nga vetë qytetarët, të cilët denoncojnë cilësinë skandaloze të punimeve në rrugën “Lefter Talo”. Pas këtyre denoncimeve, Saranda Web ka kryer verifikime në terren, duke konfirmuar nga afër problematikat serioze. Pamjet në terren flasin qartë: kalimet e këmbësorëve janë ndërtuar pa asnjë kriter funksional, duke injoruar plotësisht nevojat bazë të personave me aftësi ndryshe, prindërve me karroca fëmijësh dhe madje edhe vetë këmbësorëve të zakonshëm.

 

Në çdo kryqëzim, bordurat e larta, që në disa raste kalojnë mbi 20 centimetra, janë kthyer në pengesa reale dhe të rrezikshme. Në vend që të lehtësojnë lëvizjen, ato e bëjnë kalimin pothuajse të pamundur për çdo person me karrocë apo për këdo që ka vështirësi fizike. Kjo nuk është thjesht neglizhencë, por një shkelje e drejtpërdrejtë e standardeve minimale të infrastrukturës urbane.

 

Është e papranueshme që në vitin 2026 të realizohen investime publike që nuk marrin parasysh aksesueshmërinë, një element bazë në çdo qytet që pretendon të jetë turistik dhe europian.

 

Dhe e gjithë kjo vjen me një kosto marramendëse për taksapaguesit. Investimi prej 126,558,242 lekë me TVSH, që përkthehet afërsisht në 1.3 milionë euro, e cila në vend që të përmirësonte cilësinë e jetës në qytet, duket se është hedhur dëm në një projekt pa vizion dhe pa kontroll cilësie.

 

Në vend të një rruge funksionale dhe të sigurt, qytetarët po përballen me një infrastrukturë që do të krijojë rrezik të përditshëm.

 

Kush mban përgjegjësi për këtë? Kush e ka firmosur këtë projekt dhe kush e ka certifikuar si të përfunduar sipas standardeve? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente.

 

Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për estetikë të dobët apo punë të bërë keq. Bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve dhe për respektin ndaj parave publike. Dhe në këtë rast, të dyja janë shkelur rëndë. Saranda Web

 

Kalimet e këmbësorëve në rrugën “Lefter Talo”, Bashkia pranon problemin dhe paralajmëron ndërhyrje

 

Please follow and like us:
fb-share-icon