Pas Sarandës, miratohen hartat e “Paketës së Maleve” edhe për Delvinën dhe Konispolin

Pas Sarandës, miratohen hartat e “Paketës së Maleve” edhe për Delvinën dhe Konispolin. Demo: Brenda majit përfundojnë të gjitha bashkitë. Qeveria ka miratuar hartat e “Paketës së Maleve” edhe për bashkitë Delvinë dhe Konispol, duke zgjeruar më tej programin, që sipas qeverisë, synon zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve në zonat malore të vendit.

 

 

Lajmi u bë i ditur nga Ervin Demo. “Sapo kemi miratuar tre bashki të reja për Paketën e Maleve: Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar aplikimi nga qytetarët. Javët që do të kemi përpara besoj do të jenë bashkitë e fundit dhe brenda majit do të kemi përfunduar me të gjitha bashkitë”, u shpreh Demo.

 

Paketa e Maleve” konsiderohet një nga programet kryesore të qeverisë për të nxitur zhvillimin e zonave rurale dhe malore, përmes lehtësimit të investimeve në turizëm, bujqësi, agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike.

 

Dorëzimi i tyre ishte një nga kushtet e vendosura nga kryeministri Edi Rama për rikandidimin e kryetarëve të bashkive në zgjedhjet e vitit  2027.

Ende nuk janë bërë publike zonat që përfshihen në këto harta. Saranda Web

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon