Tuesday, June 2, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Kreshnik Bozho zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Kreshnik Bozho zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Kreshnik Bozho zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike 

Kreshnik Bozho është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, organit më të lartë drejtues të kësaj force politike mes dy kuvendeve kombëtare.

 

 

Bozho është një figurë e njohur dhe e respektuar në Sarandë, me një angazhim të gjatë në jetën politike dhe publike të qytetit. Në vitin 2015 ai kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë Sarandë, duke prezantuar një vizion të fokusuar në zhvillimin e qytetit, turizmit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

 

Përgjatë viteve, ai ka qenë vazhdimisht aktiv në jetën publike, duke ngritur zërin për problematika të ndryshme që prekin Sarandën. Kreshnik Bozho është dalluar për denoncimin e çështjeve që lidhen me infrastrukturën, urbanistikën, mjedisin, menaxhimin e hapësirave publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

 

Krahas evidentimit të problematikave, ai ka kontribuar vazhdimisht me ide dhe propozime konkrete për zgjidhjen e tyre, duke u bërë pjesë e debateve publike mbi të ardhmen e qytetit dhe zhvillimin e tij.

 

Zgjedhja e Kreshnik Bozho në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike vlerësohet si një përgjegjësi e re politike dhe një mundësi për të përfaqësuar më fort zërin dhe interesat e qytetarëve të Sarandës në strukturat drejtuese të kësaj force politike. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial