Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Dhjetëra qytetarë protestojnë në Sarandë: “Shqipëria nuk shitet”, rikthehen sërish nesër

Dhjetëra qytetarë protestojnë në Sarandë: “Shqipëria nuk shitet”, rikthehen sërish nesër

Dhjetëra qytetarë protestojnë në Sarandë: “Shqipëria nuk shitet”, rikthehen sërish nesër. Dhjetëra qytetarë të Sarandës u mblodhën këtë mbrëmje në orën 18:00 në kuadër të nismës qytetare “Shqipëria nuk shitet”.

 

 

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit shprehën shqetësimet dhe arsyet që i kanë shtyrë t’i bashkohen kësaj lëvizjeje qytetare, duke ngritur zërin për çështje që, sipas tyre, prekin të ardhmen e vendit dhe të komunitetit lokal.

 

Protestuesit deklaruan se angazhimi i tyre nuk do të ndalet me këtë tubim, duke njoftuar se do të rikthehen sërish nesër për të vazhduar protestën dhe për të përcjellë mesazhet e tyre.

 

Në aktivitet morën pjesë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, të cilët kërkuan më shumë dëgjim dhe vëmendje ndaj shqetësimeve të ngritura prej tyre. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial