Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Policia sqaron situatën: Pistoleta që gjetën policët e bashkisë ishte lodër

Policia sqaron situatën: Pistoleta që gjetën policët e bashkisë ishte lodër

Policia sqaron situatën: “Pistoleta” e gjetur nga policët e bashkisë në shëtitoren e Sarandës ishte lodër.

Policia e Sarandës ka sqaruar se objekti që u gjet mëngjesin e kësaj të mërkure në një lulishte të shëtitores “Naim Frashëri”, mbi plazhin “Centrali”, nuk ishte armë zjarri. Sipas burimeve policore, pas verifikimeve dhe ekzaminimeve të kryera, objekti i gjetur rezultoi të ishte një armë imituese që përdor sfera plastike dhe jo një pistoletë e vërtetë.

 

Policia sqaron situatën “Pistoleta” e gjetur nga policët e bashkisë në shëtitoren e Sarandës ishte lodër

 

Nga kontrolli i specialistëve ka rezultuar se arma lodër kishte ngjashmëri pothuajse perfekte me një armë zjarri të tipit pistoletë, çka bëri që në momentin e parë të dyshohej se bëhej fjalë për një armë të vërtetë.

 

Objekti ishte pikasur në orët e para të mëngjesit nga efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës, të cilët njoftuan menjëherë Policinë e Shtetit dhe siguruan zonën deri në mbërritjen e grupit hetimor.

 

Pas sqarimit të rrethanave, rezulton se nuk ka elementë që lidhen me përdorimin e një arme zjarri, ndërsa rasti është dokumentuar nga autoritetet përkatëse. Saranda Web

 

Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit”

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial