Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe...

Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe, në Ksamil deri në 4 mijë lekë. Këshilli Bashkiak i Sarandës në mbledhjen e datës 1 Qershor ka miratuar çmimet që do të aplikohen për çadrat në plazhet e bashkisë gjatë sezonit turistik.

 

 

Fillimisht, Bashkia Sarandë kishte propozuar që çmimet të ndaheshin në tre kategori: 1 mijë, 2 mijë dhe 3 mijë lekë për çadër, në varësi të zonës dhe plazhit.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, këshilltarët Përparim Ahmeti dhe Vesel Koçiu kërkuan që për plazhet kryesore të Ksamilit, veçanërisht ato përreth ishujve, të vendosej një kategori më e lartë çmimi, prej 4 mijë lekësh për çadër.

 

Ky propozim u kundërshtua nga këshilltarët Dafina Allkushi dhe Ilirjan Gërdhuqi, të cilët nuk ishin dakord me rritjen e çmimit në këtë nivel.

 

Në përfundim, propozimi për aplikimin e çmimit 4 mijë lekë për çadër në plazhet kryesore të Ksamilit u hodh në votim. Këshilltarët e Partisë Demokratike bashkuan votat me shumicën, duke bërë të mundur miratimin e këtij propozimi.

 

Me këtë vendim, në plazhet e Sarandës dhe Ksamilit do të aplikohen disa kategori çmimesh, ndërsa në zonat më të frekuentuara të Ksamilit çmimi për një çadër do të arrijë në 4 mijë lekë. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial