Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare aktivisti Krenar Bedaj

Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare aktivisti Krenar Bedaj

Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare Krenar Bedaj. Lajm i trishtë për familjen, miqtë dhe të njohurit e tij në Sarandë. Krenar Bedaj është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

 

Krenari ishte një figurë e njohur në jetën shoqërore dhe politike të qytetit. Ai ka qenë aktivist i FRESH-it në radhët e Partisë Socialiste, ndërsa më herët ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Ndarja e tij e parakohshme ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, të cilët e kujtojnë si një njeri aktiv në jetën publike dhe të angazhuar në çështjet e komunitetit.

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bedaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

U prehtë në paqe. 🕊️

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial