Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Menaxherët e faqes Partia Demokratike Sarandë sulm ndaj Saranda Web

Menaxherët e faqes Partia Demokratike Sarandë sulm ndaj Saranda Web

Menaxherët e faqes Partia Demokratike Sarandë sulm ndaj Saranda Web. Persona që menaxhojnë faqen Partia Demokratike e Sarandës (faqja nuk menaxhohet nga kryetarja Matilda Qurku) kanë zgjedhur edhe një herë të sulmojnë Saranda Web, sepse nuk janë në gjendje t’u përgjigjet qytetarëve për votat dhe qëndrimet e përfaqësuesve të saj.

 

 

Të cilësosh si “lajm të rremë” një video ku dëgjohet dhe shihet qartë propozimi i z. Vesel Koçiu për vendosjen e tarifës 4.000 lekë në plazhet kryesore të Ksamilit, është një fyerje për inteligjencën e qytetarëve. Në të njëjtën video dëgjohet kundërshtimi i këshilltarëve Dafina Allkushi dhe Ilirjan Gërdhuqi, ndërsa kryetari i Këshillit Bashkiak e hedh në votim projekt-vendimin me ndryshimin e kërkuar nga Vesel Koçiu dhe shumica e këshilltarëve e miratojnë.

 

Këto nuk janë interpretime të Saranda Web. Janë fakte të regjistruara me zë dhe figurë.

 

Fatkeqësisht, sa herë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike damkosen nga qytetarët për votat dhe qëndrimet e tyre, ata zgjedhin të sulmojnë Saranda Web që publikon faktet. Kështu ndodhi edhe me votimin për parkun fotovoltaik në Heremec, kur këshilltarët e saj votuan PRO dhe dolën nga dera e pasme për të mos u përballur me qytetarët. Kështu po ndodh edhe sot.

 

Problemi i tyre është se qytetarët kanë filluar të shohin qartë dhe të reagojnë për t’i shporrur të 2 bashkë.

 

Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial