Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Dita e 15-të, protestuesit ultimatum SPAK: Veproni, përndryshe do t’ju rrethojmë dhe...

Dita e 15-të, protestuesit ultimatum SPAK: Veproni, përndryshe do t’ju rrethojmë dhe detyrojmë ne

Dita e 15-të, protestuesit ultimatum SPAK: Veproni, përndryshe do t’ju rrethojmë dhe detyrojmë ne. Protesta e sotme në Tiranë, në ditën e saj të 15-të, është mbyllur me një thirrje të fortë drejtuar SPAK-ut.

 

 

 

Arben Kola, një prej organizatorëve dhe mbarëvajtësve të protestës, kërkoi nga SPAK që të firmosen urdhër-arrestet për politikanët e korruptuar, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse kjo nuk ndodh.

 

“Nëse nesër nuk firmosni urdhër-arrestet për politikanët e korruptuar, do t’ju rrethojmë dhe do t’ju detyrojmë t’i firmosni”, ishte mesazhi i fortë i përcjellë në mbyllje të protestës.

 

Gjatë fjalimeve, protestuesve iu bë gjithashtu thirrje që nesër të marrin ujë me vete, pasi qëndrimi pritet të jetë më i gjatë. Ende nuk dihet se cili është plani konkret i organizatorëve për protestën e radhës.

 

Pas përmbylljes së fjalimeve, dhjetëra mijëra qytetarë kanë vërshuar nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar lëvizjen në kryeqytet pas tubimit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial