Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Anullohet ftesa për PD dhe PS, banorët e Nivicës: “Kakomeja nuk është...

Anullohet ftesa për PD dhe PS, banorët e Nivicës: “Kakomeja nuk është vend ku lahen zullume”

Anullohet ftesa për PD dhe PS, banorët e Nivicës: “Kakomeja nuk është vend ku lahen zullume”. Shoqata “Bregdeti” – Dega Nivicë-Bubar ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar njoftimet e shpërndara gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe media, sipas të cilave komuniteti i zonës kishte ftuar partitë politike për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar për Kakomenë.

 

Anullohet ftesa për PD dhe PS, banorët e Nivicës “Kakomeja nuk është vend ku lahen zullume”

 

Në një deklaratë zyrtare drejtuar mediave, shoqata sqaron se çdo ftesë e bërë ndaj Partisë Demokratike, Partisë Socialiste apo subjekteve të tjera politike është një veprim individual dhe i paautorizuar, i cili nuk përfaqëson qëndrimin e komunitetit të Nivicë-Bubarit.

“Ne e refuzojmë me përbuzje çdo tentativë për të sjellë partitë politike të Tiranës në protestën tonë qytetare. Si PD ashtu edhe PS nuk mund të vijnë në Kakome për të larë zullume”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Bregdeti”.

Banorët shprehen se protesta për Kakomenë është një kauzë qytetare, e lidhur me historinë, dokumentet trashëgimore dhe të drejtat që ata pretendojnë mbi zonën, duke theksuar se nuk dëshirojnë që ajo të përdoret për interesa politike apo elektorale.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se protesta e paralajmëruar për ditën e diel, më 21 qershor, në orën 12:00, te porta e Kakomesë, organizohet vetëm nga banorët e Nivicë-Bubarit dhe është e hapur për qytetarët, ambientalistët dhe këdo që dëshiron të mbështesë kauzën, por pa përfaqësim apo simbole partiake.

“Kakomeja nuk është Parlamenti i Tiranës dhe as shesh për amnisti partiake. Nivica nuk shitet dhe nuk bëhet vegël e asnjë partie”, përfundon deklarata e Shoqatës “Bregdeti” – Dega Nivicë-Bubar. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial