Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Tensione dhe përplasje në protestën e pronarëve të mjeteve ujore para Bashkisë...

Tensione dhe përplasje në protestën e pronarëve të mjeteve ujore para Bashkisë Sarandë

Tensione dhe përplasje në protestën e pronarëve të mjeteve ujore para Bashkisë Sarandë. Pronarët e mjeteve ujoreKsamil kanë zhvilluar sërish sot një protestë përpara Bashkisë Sarandë, ku janë shënuar tensione dhe përplasje me punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

 

 

Protestuesit akuzojnë Bashkinë Sarandë se nuk po zbaton vendimin e Këshillit Bashkiak për ngritjen e 6 vendbazimeve dhe përcaktimin e koridoreve ujore për aktivitetin e mjeteve turistike. Sipas tyre, vonesat në zbatimin e këtij vendimi po dëmtojnë rëndë aktivitetin e tyre në kulmin e sezonit turistik.

 

Pronarët kërkojnë zbatim të menjëhershëm të vendimit dhe zgjidhje të situatës, ndërsa paralajmërojnë vijimin e protestave nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial