Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Shoqërimet në polici ndezin reagimet e banorëve: Paralajmërohet protestë para komisariatit në...

Shoqërimet në polici ndezin reagimet e banorëve: Paralajmërohet protestë para komisariatit në Himarë

Shoqërimet në polici ndezin reagimet e banorëve: Paralajmërohet protestë para komisariatit në Himarë. Banorët e Nivicë-Bubarit: Lironi menjëherë të shoqëruarit, përndryshe protesta do të zhvendoset përpara Komisariatit të Policisë në Himarë.

 

 

Banorë të fshatit Nivicë-Bubar kanë denoncuar se disa qytetarë janë shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë pas ngjarjeve të protestës së djeshme në Kakome. Sipas informacionit të bërë publik nga banorët, personat në fjalë po pyeten në lidhje me veprën penale të “dëmtimit të pronës”.

 

Përmes një reagimi të dërguar në Saranda Web, banorët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve, duke paralajmëruar se në të kundërt protesta do të përshkallëzohet dhe do të zhvendoset përpara Komisariatit të Policisë në Himarë.

 

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, përndryshe do të përshkallëzojmë protestën përpara komisariatit të policisë në Himarë”, thuhet në reagimin e banorëve.

 

Kujtojmë se protesta e djeshme në Kakome tërhoqi vëmendje të madhe publike dhe u ndoq nga afër nga mediat, ndërsa zhvillimet e sotme pritet të sjellin reagime të mëtejshme nga komuniteti. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial