Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Punimet e braktisura në Delvinë rrezik për fëmijë, gra dhe të moshuar

Punimet e braktisura në Delvinë rrezik për fëmijë, gra dhe të moshuar

Punimet e braktisura në Delvinë rrezik për fëmijë, gra dhe të moshuar. Banorë të një lagjeje në Delvinë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e një segmenti në hyrje të pallatit ku banojnë, duke denoncuar se punimet e kryera nga Bashkia Delvinë kanë mbetur të papërfunduara prej rreth 20 ditësh.

.

.

Sipas ankesës së dërguar në Saranda Web, në hyrje të pallatit është lënë e braktisur dhe e ekspozuar rrjeta metalike e betonit, duke krijuar vështirësi për kalimin e banorëve dhe rrezik potencial për fëmijët, gratë dhe të moshuarit që kalojnë.

.

“Ka rreth 20 ditë që është lënë në këtë gjendje. Pengohen fëmijët, të moshuarit dhe banorët e lagjes. Pranë ndodhen edhe stola ku qëndrojnë qytetarët”, shprehet qytetari që ka përcjellë shqetësimin.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Delvinë për përfundimin e punimeve dhe eliminimin e çdo rreziku që mund të shkaktohet nga situata aktuale.

.

Saranda Web pret edhe reagimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me këtë shqetësim të ngritur nga qytetarët.

.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial