Friday, July 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pamje nga aksidenti në Sarandë: Automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi...

Pamje nga aksidenti në Sarandë: Automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi trotuar

Pamje nga aksidenti në Sarandë: Automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi trotuar. Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve Onhezmi dhe Skënderbeu në Sarandë.

 

Pamje nga aksidenti në Sarandë

Sipas pamjeve të siguruara nga Saranda Web, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga karrexhata, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar hekurat mbrojtës anësorë të rrugës, përpara se të ndalonte.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, si në automjet ashtu edhe në infrastrukturën rrugore.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të sqarohen nga veprimet e Policisë Rrugore.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial