Friday, July 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët...

Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët në Delvinë

Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët në Delvinë. Vetëm një ditë pas publikimitSaranda Web të shqetësimit të banorëve për punimet e lëna përgjysmë në një lagje të Delvinës, situata ka ndryshuar.

 

 

Paraditen e sotme është ndërhyrë në segmentin problematik dhe është hedhur shtresa e betonit, duke eliminuar rrezikun që prej rreth 20 ditësh shqetësonte banorët e zonës.

 

Denoncimi i publikuar dje evidentonte se në hyrje të pallatit ishte lënë e ekspozuar rrjeta metalike e betonit, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për fëmijët, gratë, të moshuarit dhe banorët që kalonin çdo ditë në atë segment.

 

Pas publikimit, institucionet kanë reaguar duke përfunduar punimet. Fotot e dërguara sot nga banorët tregojnë se segmenti tashmë është shtruar me beton dhe zona është siguruar.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial