Friday, July 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Nesër do të ketë një shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës,...

Nesër do të ketë një shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi

Nesër do të ketë një shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit

Në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ditën e premte, më 3 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në afërsi të guroreve Volloder.

 

shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës

 

Sipas njoftimit zyrtar, procesi do të zhvillohet në intervalin kohor nga ora 16:00 deri në 17:00 dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.

 

Autoritetet bëjnë me dije se punimet janë koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të këtij procesi.

 

Qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim, si dhe respektimi i udhëzimeve të Policisë dhe sinjalistikës rrugore deri në përfundimin e punimeve. Saranda Web

 

Gati puna për nisjen e tunelit në Bypass-in e Sarandës – VIDEO

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial