Gati puna për nisjen e tunelit në Bypass-in e Sarandës. Janë realizuar këtë pasdite shpërthimet e kontrolluara të paralajmëruara nga ARRSH, duke shënuar një tjetër fazë të rëndësishme në zbatimin e projektit të Bypass-it të Sarandës.
Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit, i cili u krye në kuadër të përgatitjes së trasesë për ndërtimin e tunelit.
Bypass-i i Sarandës do të ketë një gjatësi prej 3.1 kilometrash, ndërsa vlera e investimit arrin në 34 milionë euro. Projekti synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke devijuar trafikun jashtë qendrës së qytetit.
🎥 Pamje ekskluzive të Saranda Web nga momenti i shpërthimit.
Please follow and like us:








