Monday, August 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Dorëzohet Rama – Ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet sipas...

Dorëzohet Rama – Ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet sipas direktivave të BE-së

Dorëzohet Rama – Ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet sipas direktivave të BE-së. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet dhe do të harmonizohet plotësisht me direktivat e Bashkimit Evropian, pas kritikave dhe debatit që ka shoqëruar këtë akt.

 

 

Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh se ligji, i cili sipas tij është përdorur si “benzinë për zjarrin e protestës”, do të skanohet nen për nen për të garantuar përputhje të plotë me legjislacionin europian.

 

“Ligji për zonat e mbrojtura do të skanohet një për një për ta përputhur 100% me direktivën e BE-së. Nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit,” deklaroi Rama.

 

Deklarata vjen në një kohë kur ligji ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat mjedisore, protestuesit dhe një pjesë e eurodeputetëve, të cilët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet mund të cenojnë mbrojtjen e zonave natyrore në Shqipëri. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial