Tuesday, August 4, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Automjet përfshihet nga flakët në hyrje të fshatit Nivicë, digjet edhe tenda...

Automjet përfshihet nga flakët në hyrje të fshatit Nivicë, digjet edhe tenda e misrave

Automjet përfshihet nga flakët në hyrje të fshatit Nivicë-Bubar, digjet edhe tenda e misrave. Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të fshatit Nivicë-Bubar, rreth 6 kilometra nga Saranda.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë edhe një tendë ku piqeshin misra pranë rrugës, ndërsa flakët kanë shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që po kalonin në zonë.

 

Për shkak të ngjarjes, në rrugë është krijuar radhë automjetesh, ndërsa pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për vënien nën kontroll të flakëve.

 

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe mbeten nën hetim. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial