Banorët denoncojnë: Kanë çarë rrugët dhe kanë braktisur punimet prej 3 muajsh. Denoncimi në Saranda Web vjen nga banorët e Çukës, të cilët shprehen se prej rreth 3 muajsh rrugët janë çarë për kryerjen e punimeve, por ndërhyrjet janë lënë përgjysmë.
Sipas banorëve, kjo situatë jo vetëm dëmton pamjen e zonës, ku shumë prej banesave përdoren për turizëm dhe akomodimin e pushuesve, por përbën edhe rrezik për kalimtarët, veçanërisht gjatë natës, për shkak edhe të mungesës së ndriçimit. Saranda Web
Please follow and like us:








