Monday, August 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Tragjedi në det/ 65-vjeçari humb jetën, po peshkonte me dinamit

Tragjedi në det/ 65-vjeçari humb jetën, po peshkonte me dinamit

Tragjedi në det/ 65-vjeçari humb jetën, po peshkonte me dinamit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës së Porto Palermos, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00. Dyshohet se shtetasi Pandeli Mërkuri, 65 vjeç, ishte duke kryer peshkim të paligjshëm me lëndë plasëse, kur dinamiti ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 

65-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore të Himarës për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.

 

Policia bën të ditur se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për dokumentimin e saj. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial