Sunday, August 2, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Familja kërkon ndihmë: 53-vjeçari ka humbur kontaktet që prej ditës së djeshme

Familja kërkon ndihmë: 53-vjeçari ka humbur kontaktet që prej ditës së djeshme

Familja kërkon ndihmë: 53-vjeçari nga Rusani ka humbur kontaktet që prej ditës së djeshme.

Familja e Polo Shkrepa, 53 vjeç, nga Rusani i Delvinës, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ka humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme.

 

 

Sipas familjarëve, 53-vjeçari është parë për herë të fundit në Delvinë, ku ka pirë një kafe dhe më pas është larguar me fugon në drejtim të Sarandës.

 

Prej atij momenti, familja nuk ka mundur të komunikojë me të, ndërsa telefoni i tij rezulton i padisponueshëm.

 

Familjarët kanë denoncuar rastin edhe në Polici dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë Polo Shkrepën ose që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.

 

Kushdo që ka informacion, lutet të njoftojë Policinë ose të kontaktojë familjarët. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial