Aksidenti tragjik në Ksamil: 20-vjeçari ishte pasagjer, drejtuesi I mjetit i plagosur në spital
Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku humbi jetën Antonio Mateli 20 vjeç. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në Ksamil.
Një automjet furgon mallrash tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i cili punonte si shpëndarës mallrash, shtetasi Antonio Mateli 20 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak të Policisë, 22-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të daljes së automjetit nga rruga.
Informacioni zyrtar i Policisë korrigjon të dhënat e para të raportuara pas ngjarjes, sipas të cilave 20-vjeçari dyshohej se ishte drejtuesi i mjetit. Saranda Web








