Tragjedi në Ksamil, humb jetën një vajzë 4 vjeçe. U godit aksidentalisht nga automjeti i babait
Një ngjarje tragjike ka tronditur Ksamilin mëngjesin e sotëm, ku një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë kryerjes së një manovre me automjet, babai dyshohet se ka goditur pa dashje vajzën e tij të mitur.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, 4-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen, ndërsa tragjedia ka shkaktuar dhimbje të madhe për familjen që humbi fëmijën në mënyrë kaq të papritur. Saranda Web
Please follow and like us:








