Thursday, August 20, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka

U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka

U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari nga Bajkaj, i cili u aksidentua rëndë paraditen e sotme në aksin nacional DelvinëSarandë.

 

U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka

 

65-vjeçari u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar, u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Agim Vocka nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje për familjarët, të afërmit dhe banorët e Bajkajt.

 

Përcjellja e Agim Vockës për në banesën e fundit do të bëhet të mërkurën, në orën 14:00, në Bajkaj.

 

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial