Aksident në aksin Qafë Botë–Krane, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Qafë Botë–Krane, pranë fshatit Ardhasovë.

Për shkaqe ende të paqarta, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal në anë të saj.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime materiale. Policia në vengjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ngjarja është një tjetër apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë shpejtësinë dhe sinjalistikën rrugore, veçanërisht në akset ku një moment pakujdesie mund të sjellë pasoja të rënda. Saranda Web
Please follow and like us:








