Thursday, August 20, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Aneta Xhiku e zhgënjyer me qytetarët në Sarandë: “Flasin vetëm në rrjetet...

Aneta Xhiku e zhgënjyer me qytetarët në Sarandë: “Flasin vetëm në rrjetet sociale nga divani”

Aneta Xhiku e zhgënjyer me qytetarët në Sarandë: “Flasin vetëm në rrjetet sociale nga divani”

Organizatorja e protestës përpara Bashkisë Sarandë, Aneta Xhiku, shprehu zhgënjimin për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve dhe atë që ajo e cilësoi si mungesë të reagimit qytetar për problematikat e Sarandës. Xhiku u ndal veçanërisht te vendimi i Këshillit Bashkiak për territorin e gjimnazit “Hasan Tahsini”, ku parashikohet ndërtimi i një parkingu publik. Sipas saj, vendimi është i dëmshëm dhe duhet të rishikohet.

 

 

Aneta Xhiku tha se shumë qytetarë shprehin pakënaqësitë dhe kundërshtimet e tyre në rrjetet sociale, por hezitojnë të dalin publikisht dhe t’u bashkohen protestave.

 

“Flasin vetëm në rrjetet sociale nga divani”, ishte kritika e Xhikut, e cila bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje dhe angazhim qytetar në çështjet që prekin Sarandën.

 

Protesta e sotme ishte e dyta radhazi e zhvilluar përpara Bashkisë Sarandë, ku qytetarët ngritën shqetësime për disa problematika të qytetit, mes tyre vendimin për parkingun në territorin e gjimnazit “Hasan Tahsini”, furnizimin me ujë dhe ndotjen e detit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial