Wednesday, September 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Probleme me Vodafone në Sarandë, Zjarrfikësja publikon numrat alternativë për emergjencat

Probleme me Vodafone në Sarandë, Zjarrfikësja publikon numrat alternativë për emergjencat

Probleme me Vodafone në Sarandë, Zjarrfikësja publikon numrat alternativë për emergjencat. Për shkak të problemeve me rrjetin e telefonisë Vodafone, Shërbimi Zjarrfikës Sarandë njofton qytetarët se numrat e  emergjencës 128 dhe 129 për momentin janë jashtë funksionit.

 

Shërbimi Zjarrfikës Sarandë njofton qytetarët se numri i emergjencës 128 është për momentin jashtë funksionit

 

Deri në rikthimin e shërbimit, për çdo situatë emergjente zjarri, qytetarët mund të kontaktojnë Shërbimin Zjarrfikës Sarandë në:

 

WhatsApp: 069 340 0905
Telefon fiks: 08522 3333

 

Sipas informacioneve të siguruara, shërbimi i Vodafone në Sarandë është ndërprerë prej më shumë se 6 orësh, duke krijuar probleme në komunikimin telefonik.

Shkak i ndërprerjes mësohet se është një defekt në antenat e Milesë, ndërsa deri në këto momente shërbimi nuk është rikthyer.

 

Qytetarëve u kërkohet të mbajnë shënim numrat alternativë të Zjarrfikëses Sarandë, veçanërisht për rastet kur nevojitet ndërhyrje emergjente. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial