Wednesday, September 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Festa Shën Kozmai në Mursi mbledh banorët si çdo vit, tradita vijon...

Festa Shën Kozmai në Mursi mbledh banorët si çdo vit, tradita vijon – VIDEO

Festa Shën Kozmai mbledh banorët në Mursi, tradita vijon edhe këtë vit

Mursi u organizua mbrëmjen e djeshme, si çdo vit, Festa e Shën Kozmai, një aktivitet tradicional që mblodhi së bashku banorë të zonës dhe pjesëmarrës të ardhur për të kremtuar këtë ditë.

 

 

Festa u zhvillua në një atmosferë të veçantë, ku nuk munguan muzika, këngët dhe vallet. Grupe muzikore të pranishme në aktivitet sollën këngë dhe ritme të zonës, ndërsa banorët iu bashkuan festës duke ruajtur traditën e përvitshme të Mursisë.

 

Në këtë event mori pjesë edhe Mitropoliti i Gjirokastrës, së bashku me përfaqësues të klerit dhe besimtarë.

 

Festa e Shën Kozmait është kthyer prej vitesh në një nga aktivitetet tradicionale të Mursisë, duke ndërthurur besimin, traditën dhe festën popullore dhe duke mbledhur çdo vit komunitetin në një mbrëmje të përbashkët. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial