Wednesday, September 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin...

Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës

Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, është përfshirë personalisht në aksionin për pastrimin e hapësirave publike të qytetit. Në pamjet e publikuara, Çaçi shihet me doreza dhe jelek pune, duke mbledhur mbeturinat së bashku me punonjësit e angazhuar në pastrim.

 

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku ka përcjellë edhe një mesazh për qytetarët, duke theksuar se mbajtja pastër e Sarandës nuk është vetëm detyrë e shërbimeve publike, por një përgjegjësi e përbashkët.

 

Një qytet i pastër është përgjegjësi e përbashkët. Me angazhim dhe kujdes të vazhdueshëm, kontribuojmë çdo ditë për hapësira publike më të pastra, më të sigurta dhe më të denja për qytetarët dhe vizitorët tanë”, shkruan Çaçi.

 

Ai e mbyll mesazhin me thirrjen: “Ta duam qytetin jo vetëm me fjalë, por duke u kujdesur për të!

Aksioni synon pastrimin e zonave publike dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos hedhur mbeturina dhe për të kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së Sarandës. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial