Ardit Bido njofton qytetarët: Kam hapur zyrë në Delvinë, hajdeni t’ju jap “Besën”
Ardit Bido ka njoftuar hapjen e një zyre në Delvinë, ku qytetarët mund të paraqesin shqetësimet, kërkesat apo problematikat e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Bido bën të ditur se dyert e zyrës do të jenë të hapura për çdo qytetar që kërkon të adresojë një çështje apo të kërkojë zgjidhje për një problem.
“Dyert e zyrës janë të hapura për çdo qytetar që ka një shqetësim, një kërkesë apo një çështje që kërkon zgjidhje”, shkruan Bido.
Ai tregon se gjatë takimeve të zhvilluara janë ngritur problematika të ndryshme, ndërsa me qytetarët janë diskutuar edhe hapat që mund të ndërmerren për zgjidhjen e tyre.
Sipas Bidos, në këtë frymë qëndrojnë edhe “BESA” dhe “Prania Besnike”, të cilat ai i përshkruan si një angazhim për të qenë pranë qytetarëve dhe për t’u dhënë vijim çështjeve të ngritura prej tyre.
“Puna nuk mbaron me takimin, por me përpjekjen për ta çuar çdo problem drejt zgjidhjes”, përfundon Ardit Bido në postimin e tij. Saranda Web








