Sunday, September 27, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik

Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik

“Nuk duhen miliona, por dashuri për qytetin” – Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik.

Xhorxhi Vasili, në një intervistë për Saranda Web, ka kritikuar mungesën e aktiviteteve sportive gjatë sezonit turistik në Sarandë, duke e konsideruar këtë situatë një fatkeqësi për një qytet që pret çdo verë një numër të madh vizitorësh.

 

 

Vasili kujtoi se disa vite më parë, gjatë muajve të verës, në Sarandë organizoheshin kampionate volejbolli, bilardoje dhe shahu, të cilat i jepnin një tjetër gjallëri qytetit dhe përfshinin të rinjtë, qytetarët dhe pushuesit.

Sipas tij, organizimi i aktiviteteve të tilla nuk kërkon buxhete të mëdha.

 

“Nuk duhen miliona, por zemër dhe dashuri për qytetin”, u shpreh Xhorxhi Vasili, duke kritikuar faktin që kjo traditë është lënë në harresë.

Ai ishte i ashpër edhe për mënyrën se si konceptohen aktivitetet kulturore dhe argëtuese gjatë sezonit turistik.

 

“Nuk mund të konsiderohen aktivitete kulturore prurja e disa DJ-ve dhe këngëtarëve që performojnë playback me CD”, tha Vasili për Saranda Web.

Sipas tij, një qytet turistik si Saranda duhet të ketë një kalendar shumë më të pasur, ku krahas muzikës të ketë sport, kulturë dhe aktivitete që përfshijnë qytetarët dhe turistët.

 

Për Vasilin, problemi nuk qëndron te mungesa e parave apo e mundësive. Saranda i ka pasur dikur këto aktivitete dhe mund t’i ketë përsëri; ajo që kërkohet, sipas tij, është më shumë vullnet, organizim dhe dashuri për qytetin. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial