Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, 22 shtator 2026, në spitalin e Janinës, At Kristo Papa, një prej figurave të respektuara të komunitetit ortodoks të Sarandës dhe zonës.

At Kristo Papa lindi në vitin 1938 në Aliko. Përfundoi Shkollën Pedagogjike të Gjirokastrës, në degën e gjuhës greke për shkollat e minoritetit, por nuk mundi ta ushtronte profesionin e mësuesit, pasi familja e tij konsiderohej e persekutuar nga regjimi komunist.
Pas rikthimit të lirisë së besimit, jeta e tij mori një tjetër rrugë. Ai ishte prifti i parë i dorëzuar nga i ndjeri Kryepeshkop Anastas dhe prifti i parë që shërbeu për shumë vite në kishën Shën Harallambi në qytetin e Sarandës.
Me përkushtimin e tij, u bë pjesë e ringritjes së jetës fetare pas dekadave të komunizmit dhe një figurë e dashur për shumë besimtarë.
Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan.
U prehtë në paqe!








