Saturday, September 26, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në...

Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër

Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër. Kryekomisari Saimir Shkambaj është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ndryshimeve të firmosura nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Shkambaj vjen nga Tropoja, ku drejtonte komisariatin e policisë.

 

 

Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Sarandës prej rreth tre muajsh, transferohet në të njëjtën detyrë në Dibër. Ndërkohë, Andi Kano, deri tani shef i Hetimit të Krimeve në Tropojë, komandohet në drejtimin e komisariatit atje.

 

Saimir Shkambaj ka shërbyer fillimisht si specialist për krimet në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në vitin 2019 u emërua shef i Seksionit të Operacioneve Speciale në këtë drejtori. Më pas mori drejtimin e Komisariatit të Tropojës, ndërsa tani është emëruar shef i Komisariatit të Sarandës.

 

Ndryshimi në Sarandë vjen pak ditë pas atentatit në qendër të qytetit, ku u vra 44-vjeçari Artan Myrtaj.

 

Për këtë ngjarje, Policia e Shtetit kishte zhvilluar edhe një analizë me strukturat vendore. Dy ditë më parë ministri i brendshëm kishte kërkuar shkrirjen e zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Sarandë.  Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial