Saturday, September 26, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Rama nga New York: Armiqtë nuk na sulmojnë me raketa, por nëpërmjet...

Rama nga New York: Armiqtë nuk na sulmojnë me raketa, por nëpërmjet rrjeteve sociale

Rama nga New York: Armiqtë nuk kanë nevojë për raketa, na sulmojnë përmes rrjeteve sociale

Kryeministri Edi Rama ia kushtoi pjesën e fundit të fjalimit të tij, në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, ndikimit të rrjeteve sociale dhe përçarjes në shoqëri.

 

Rama nga New York: Armiqtë nuk kanë nevojë për raketa, na sulmojnë përmes rrjeteve sociale

 

Sipas Ramës, kundërshtarët e vendeve demokratike nuk kanë më nevojë të përdorin armë për të ushtruar ndikim. “Armiqtë e vendeve tona nuk kanë nevojë të na ndjekin me raketa. Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes rrjeteve sociale dhe telefonit”, tha ai.

 

Kryeministri u shpreh se nuk mbështet mbylljen e rrjeteve sociale apo kufizimin e lirisë së shprehjes. Megjithatë, ai tha se e vërteta po shpërfillet dhe po përdoret gjithnjë e më shumë për gënjeshtra e manipulim.

 

Rama foli edhe për ndasitë politike e shoqërore. Sipas tij, përçarja dëmton shqiptarët, por është kthyer në problem edhe për vendet e mëdha. Ai tha se Shqipëria nuk mund t’i zgjidhë e vetme sfida të kësaj përmase.

 

Fjalimin e mbylli me një batutë për prirjen e shqiptarëve për të thënë se i kishin parashikuar ngjarjet: edhe nëse bota do të binte në kolaps, tha Rama, do të mbetej një shqiptar për të thënë “Ju thamë!”.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial