Bashkia Sarandë ka njoftuar në APP fituesin e tenderit për “Hidroizolim i godinës së bashkisë dhe restaurimi i fasadës”, tender për të cilin Bashkia Sarandë kishte akorduar një shumë prej 73 milionë lekë të vjetra, ose 6 083 333 lekë të reja pa tvsh.
Sipas njoftimit në APP. në këtë tender kanë marrë pjesë 3 kompani, me oferta:
- “NEAL-86” SHPK me ofertë 6 006 847 pa tvsh
- “ELDA – VL” SHPK me ofertë 0 lekë
- “SHENDELLI” SHPK me ofertë 4 511 357 ose rreth 54 milionë lekë të vjetra me tvsh
Nga tenderi janë skualifikuar ofertuesit “ELDA – VL” SHPK dhe “SHENDELLI” SHPK, duke bërë që oferta fituese e tenderit të shpallet oferta me shumën 6 006 847 pa tvsh ose rreth 99% e Fondit Limit.
Nga ana e openprocurement.al ky tender është klasifikuar si tender me Flamur të Kuq
Please follow and like us: