“Aaa Monika do peshk tigani!”/ Rama mezi mban të qeshurën me Vasilin dhe Kryemadhin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video të kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit të cilët i drejtuan atij një mesazh.

Titi na ka zënë belaja. Nuk zuri mend Edi Rama, as nga tepsia as nga tiganët. Pushteti për lesh kështu i iku atij- thotë në video Kryemadhi.

Do hajë tepsi kokës tani nuk ka rrugë tjetër‘- thotë më pas Vasili.

‘ Po, po te tigani do skuqet, fap fap fap si pallaqinkë do ta skuqin shqiptarët me 25 prill. Jo 1 milionë vota po 3 milionë vota ke atje, ke tigani i shqiptarëve Edi Rama, aty ke për të përfunduar.–  thotë kryetarja e LSI.

Ndërkohë videon Rama e shoqëron me fjalët: Dini gjë ku bie ky pavioni?, duke i cilësuar ‘si të çmendur’.

 

Ky reagim i Kryemadhit dhe Vasilit vjen pasi Rama teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në një familje në Farkë, u shpreh për kryetaren e LSI, si ‘tigan’.

Please follow and like us:
fb-share-icon