Aksident i rëndë, humbi kontrollin e motorit, vdes 40-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Himarë, ku ka humbur jetën një 40-vjeçar, drejtues i një motori.

Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, 40-vjecari i identifikuar L. H. humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon