Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Aksident i rëndë në Ksamil: Një mjet lundrues përplaset me skafin e...

Aksident i rëndë në Ksamil: Një mjet lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare

Aksident i rëndë në Ksamil: Një mjet lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare. Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë mund të kenë mbetur të plagosur. Forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar në zonë. Viktima është identifikuar Viktima Albiano Kreçi, rreth 22 vjeç, banor i Ksamilit.

 

Mësohet se deri tani ambulancat kanë transportuar të paktën dy persona drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

 

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Saranda Web

 

Tragjedi në Ksamil: Humb jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi pas përplasjes së jet car me skafin e Policisë

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial