Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Policia jep detaje për aksidentin në Ksamil ku humbi jetën 22-vjeçari

Policia jep detaje për aksidentin në Ksamil ku humbi jetën 22-vjeçari

Policia jep detaje për aksidentin në Ksamil ku humbi jetën 22-vjeçari. Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi Albiano Kreçi, rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet car (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

 

 

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

 

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Saranda Web

 

Tragjedi në Ksamil: Humb jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi pas përplasjes së jet car me skafin e Policisë

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial