Aksident i rëndë përplasen 2 makina, njëri mjet përfundon në lokal, humb jetën fëmija 7 vjeç që ishte brenda

Një i mitur vetëm 7 vjeç, ishte preja e radhës e aksidenteve në kryeqytet. Pasditen e kësaj të shtune, ai po qëndronte në lokalin e babait të tij që gjendet buzë rrugës ‘Shkëndija’ në fshatin Bërxullë, kur nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën.

Siç duket edhe nga pamjet, lokali ka pësuar dëme të konsiderueshme, çka tregon se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia bën të ditur në njoftimin e saj, se fëmija ndodhej në rrugë kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa një banor i zonës tregon për Report Tv se i mituri ndodhej brenda në lokalin në pronësi të babait të tij dhe shtoi se i mituri ndërroi jetë në vendngjarje.

VIDEO https://youtu.be/3iV5MIBrdLQ

Dy drejtuesit e mjeteve janë të moshave 30 dhe 63 vjeç, ndërsa policia ka ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave. Në raportin e Institutit të Statistikave mbi shkaqet e vdekshmërisë së shqiptarëve, thuhet se 2 për qind e tyre vijnë pikërisht nga aksidentet.

Ndërsa në raportin e posaçëm për aksidentet rrugore, të publikuar në muajin prill INSTAT vëren se u numëruan 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në Të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë numri i aksisdenteve vijon të jetë i lartë, shpesh me pasoja fatale.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon