Një aksident ka ndodhur në Qafë-Gjashtë, në hyrje të qytetit të Sarandës, ku nje automjet është goditur me një motorr.
I plagosur nga aksidenti ka mbetur Fatri Laka, 30-vjec banues në Gjashtë.
Ambulanca ka marrë të plagosurin dhe e ka transportuar në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe forca policie, të cilat pritet të përcaktojnë edhe shkakun e aksidentit.
KOMUNIKATA E POLICISË
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2022, në vendin e quajtur “Freskia”, Qafë-Gjashtë, Sarandë, automjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A. A., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. L.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi F. L., i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.