Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e së shtunës rreth orës 11:10. Një fuoristrafë “Range Rover” me targa AB184CZ me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me targe AB793GU me drejtues Alfred Balili, 54 vjeç.
Era Beqiraj, 30 vjeç banore e Fierit, e cila ndodhej në mjetin me targa BM001SM është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë.
Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkolit.